“T’duket vetja King, po je P****!” Escobars degjeneron Noizyn në DISS-in e ri

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.04.2021, 00:06

Mesa duket reperi Escobars i është rikthyer lojës fuqishëm me një DISS lyrical “dethrone” për reperin e konsideruar si ikonën e adoleshentëve të 9-vjeçares, Noizyn.

I ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, me një tekst thumbues i ka vënë në dukje Rigels Rajkut se është mosmirënjohës, duke theksuar se ai ka qenë nder të parët që e ka mbështetur atë, por që ky i fundit e ka hedhur poshtë duke e larguar nga OTR. Në DISS-in kundër tij, ai i thotë se “I duket vetja King, por në fakt ësht P***”.

Videoja e DISS-it është bërë Report dhe është fshirë nga Instagrami i emisionit të Meriton Mjekiqit nga stafi i Noizyt për Hate Speech. Siç duket reperi s’e ka përballuar dot tekstin lyrical me sharje kundër tij dhe i ka rënë shkurt.

Gjatë intervistës, nuk kanë munguar as thumbimet e moderatorit të emisionit, Meritonit në drejtim të ish-mikut të Escobars, duke e ironizuar atë me nofkën tallëse, karakteristike, të buzëve të fryra të reperit, “Puthe Buzën”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit