JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ilirjan Celibashi i “fal” 140 milionë lekë Sokol Topçiut të FARMANET për maska e doreza
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02/04/2021 19:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ilirjan Celibashit duket se i ka “ndritur” fati këto kohë, që pas emërimit të tij në krye të KQZ. Janë të shumta tenderat e dyshimtë që ka realizuar në kaq pak kohë, e sigurisht nuk mund të mungonin edhe tenderat që kanë lidhje me shëndetësinë. Kështu rezulton se KQZ ka organizuar një tender me numër reference REF-91206-03-25-2021 dhe me objekt “Blerje maska, alkol, doreza (materiale mbrojtese anti Covid)”.

E gjeni dot se sa firma kanë marrë pjesë në tender? Jo? Ja se ua themi ne. Vetëm një firmë. E kush më mirë se Sokol Topçiu i FARMANET “mund t’ia bënte këtë shërbim” Celibashit? Kompania në fjalë ka qenë e vetmja pjesëmarrëse në mungesë totale të konkurrencës. Natyrisht si e tillë, ka fituar edhe tenderin. Bëhet fjalë për një vlerë prej 11,613,365 lekë të reja pa TVSH ose rreth 140 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë nga ana tjetër shikohet se është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 97.55% e saj. Vihet re gjithashtu se procedura e këtij tenderi ka qenë me negocim, pa njoftim. Epo, bravo Ilirjan!

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?