Lediana Fratari është një nga kandidatet e PD-së për deputete të qarkut të Tiranës, e ndërkohë edhe koordinatore e selisë blu prej kohësh. Ajo është e bija e një prej ndërtuesve të njohur të Tiranës, Hajredin Fratari, i cili ka qenë aktiv në këtë biznes prej vitesh. Por pas vitit 2013, edhe pse mjaft biznesmenë të lidhur me opozitën pësuan humbje të mëdha dhe mjaft reperkursione, Hajredin Fratarit i “polli gjeli”. Fratari kishte një numër të madh apartamentesh në Mëzez të pashitura që po i shkatërroheshin, por në vitin 2014, Edi Rama vendosi që muxhaidinët iranianë të ardhur në Shqipëri të strehoheshin me qira në pallatet e tij. Kjo situatë zgjati deri në vitin 2017, kur opozita iraniane ndërtoi kampin e Manzës, raporton Pamfleti.

E bëhet fjalë për një fitim me miliona euro, të cilën vetë biznesmeni e demonstroi me blerje të një serie makinash luksoze: Cadillac, Ferrari, Bentley jashtë serie, që kushtojnë nga 150 mijë euro secila. Madje në fotot që ka shpërndarë në rrjete, edhe kandidatja e PD-së ka dalë me këto automjete luksoze. Nuk ka asnjë gjë që të kandidojnë njerëz të pasur në politikë, apo biznesmenë, por thjesht panairi i kotësive i jep politikës një notë hipokrizie. Nëse një forcë politike bën fushatë kundër politikës që ka varfëruar njerëzit, vaniteti i tepruar mbi luks, thjesht fyen njerëzit e thjeshtë. Sipërmarrës, bota ka pasur shembuj miliarderësh që jo vetëm, që nuk reklamonin babëzinë, por punonin së bashku me punonjësit për të arritur maksimumin e rezultateve. Fratari është një nga ndërtuesit e parë në Tiranë, i cili edhe e ka akuzuar Edi Ramën...

