Një superskandal u regjistrua së fundmi në sistemin tonë shëndetësor. Një vajzë i ka dërguar të atit ushqim në spitalin e Vlorës, por ai fatkeqësisht kishte ndërruar jetë që prej 70 ditësh dhe ndodhej në morg. Vajza që denoncoi rastin quhet Anila Zeqiri. Ajo tha se e kishte shtruar në spital të atin që më datë 27 dhjetor të vitit të kaluar, por kaluan më shumë se dy muaj dhe ajo nuk mori vesh asgjë të sigurt për të atin. Vajza është shqetësuar dhe ka filluar të pyesë për gjendjen e babait të saj por është sorollatur dhe nuk ka marrë një informacion të plotë nga Siptali i Vlorës. Ndërkohë vetëm pas insistimit të saj, mjekët dhe Ministria e Shëndëtësisë janë vënë në lëvizje dhe kanë njoftuar se i ati i saj kishte ndërruar jetë më 6 janar të këtij viti dhe është dërguar në morg dhe aty është akoma dhe mbahet në kushte frigoriferike.
Familjarët e konsiderojnë një superskandal dhe pëpërgjegjshmëri të plotë këtë gjë. Ky rast tregon dhe njëherë se në çfarë gjendje është katandisur shëndetësia e "Rilindur". Cila është përgjegjësia e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për këtë rast? A duhet të arrestohet menjëherë ajo? Ishin këto pyetjet dhe thelbi i një sondazhi të krijuar nga JOQ Albania në lidhje me rastin në fjalë. Më poshtë jepet mesatarja e votimeve të qytetarëve në faqen tonë në Instagram dhe Facebook. Nga përllogaritjet rezulton se 88% e tyre votuan që Manastirliu duhet të arrestohet menjëherë, ndërsa 12% votuan për të kundërtën.