Në një sondazh britanik se kush do të ishte i pajisur më së miri për të trajtuar skenarin e ditës së fundit nëse alienët pushtojnë ndonjëherë planetin tonë, Arnold Schwarzenegger u vendos në krye.
Sipas 2,000 britanikëve, ylli i “The Terminator” dhe ish Guvernatori i Kalifornisë kryesoi listën e 20 njerëzve të famshëm dhe figurave publike në një sondazh britanik se kush do të ishte i pajisur më së miri për të trajtuar skenarin e ditës së fundit, dhe Will Smith doli ne vend të dytë.
Të dy aktorët janë të njohur për rolet e tyre të filmave triller në të cilët luftojnë me krijesa të çuditshme, por me sa duket përvoja politike e Arnold si “Guvernator” i dha avantazh përvojës së Smith në filma sikur “Dita e Pavarësisë” dhe “Burrat në të Zezë”.
5 më të mirët në listë ishin Sir David Attenborough, i ndjekur nga Bruce Willis dhe Tom Cruise.
Ish-Presidenti Donald Trump ishte politikani kryesor i tanishëm në vendin e 8-te, menjëherë pas Harrison Ford dhe yllit të “Alien” Sigourney Weaver. Lajmi i keq për kryeministrin britanik Boris Johnson është sondazhi në Mbretërinë e Bashkuar që e vendos atë deri në vendin e 12-te. Kamala Harris hyri në vendin e 19-te, ndërsa Presidenti Biden ishte i fundit në vendin e 20-të.
Arnoldi ishte shumë i kënaqur me këtë sondazh të cilin e postoi në Facebook duke i falenderuar njerëzit që e besuan.