Kur vjen fjala te njeriu që duam, asgjë nuk është e mjaftueshme për të. Madje për sa i përket surprizave apo dhuratave ky është stres më vete sepse duhet të mendojmë ditë me radhë që ajo ideja gjeniale të vijë tek ne.
Mirëpo ne shqiptarët në fakt nuk vuajmë për ta shprehur dashurinë në çfarëdo vendi të jemi. Këtë na e vërteton më së miri një shqiptar në Itali i cili ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për ta surprizuar të dashurën e tij italiane.
Vajza kur ka dalë nga shtëpia e saj ka ngelur e habitur, pasi ka parë makinën e parkuar të mbushur me mesazhe dashurie.
Siç duket edhe në foto e gjithë makina është e mbuluar me letra dashurie, ndër to shkruhej disa herë fjala "TË DUA". Ndërsa në pjesën e përparme të makinës djali shkruante "Më jep një buzëqeshje"
Me pak fjalë kjo është nga ato surprizat që vërtet të rregullojnë ditën, nëse nuk e keni bërë kurrë një të tillë mësoni nga ky djalë.