Emrat/ “Ju q**** motrat!” Çunat problematikë” të Elbasanit që rrahën popullin se thërriti: Rama ik!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.03.2021, 07:28

Ditën e djeshme, ‘Dita e Verës” u inaugurua me sherr, grushte dhe ofendime me zë të lartë nga militantët e Ramës ndaj popullit të zhgënjyer nga qeverisja që vazhdimisht thërriste mes turmave që kishin dalë për të festuar: Rama ik! Pa humbur kohë, militantët e PS, u dyndën mes popullit dhe mbështetësve të PD duke hapur sherr masiv në turmë dhe duke degjeneruar në ofendime me fjalë banale. Emrat e personave që u konfliktuan me popullin, janë bërë publike pas ngjarjes së turpshme.

“Më poshtë, po paraqes emrat dhe fotot e anëtarëve të skuadrës së Edi Ramës në Elbasan, që dhunuan qytetarët, dhe që janë sot mbështetësit e vetëm që i kanë ngelur në këtë qark e kudo. Sipas radhës, ja disa nga eksponentët e krimit të organizuar që shoqëronin sot Edi Ramën të armatosur dhe nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

  1. KELMEND YMER XHAFERRI ( pseudonimi Kel Çami) ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë.
  2. NINO, anëtar i krimit të organizuar.
  3. MARSEL RROKAJ, anëtar i krimit të organizuar dhe djali i Agron Rrokës, drejtori i burgut Elbasan.
  4. ERIS SKILJA, anëtar i krimit të organizuar.
  5. NALDI METAJ (i njohur me pseodonimin BABALJA), anëtar i krimit të organizuar.
  6. GËZIM RUSI, anëtar i krimit të organizuar.”,-shkruan ish-deputeti i PD Gazmend Bardhi, i cili kandidon në listat e Elbasanit për këtë qytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit