Ishte i palarë dhe mjekët nuk i dhanë ndihmën mjekësore për 48 orë, ndërron jetën një qytetar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2021, 09:40

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një qytetar në Tiranë pas sorollatjes 48 orëshe për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas FaxNews, Kreshnik Kaçi 48-vjeç ka ndërruar jetë pasi ishte i palarë dhe mjekët e urgjencës refuzuan t'i jepnin ndihmën mjekësore në kohën që qytetarët kërkuan ndihmë për të. Para pak ditësh fqinjët e tij i kishin kërkuar ndihmë autoriteteve shëndetësore, por ata nuk kanë pranuar, pasi 48-vjeçari jetonte i vetëm dhe ishte i palarë. Më pas komshinjtë e kanë pastruar edhe kanë thirrur sërish ambulancën, dhe e cuan në spitalin e Traumës. Të nesërmen miqtë e tij kishin shkuar për ta vizituar atë dhe shohin se qytetari ishte lënë jashtë dhe nuk kishte marrë asnjë shërbim. Pas kësaj qytetarët i kërkuan llogari stafit të spitalit se përse ky i sëmurë është lënë pa shërbim dhe në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit