SONDAZHI/ 75% e votuesve: Ditmir Bushati duhet të bëhet kryetar i partisë, nëse PS humb zgjedhjet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.03.2021, 21:16

Rama ka ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare më 25 prill dhe kërkon medoemos mandatin e tretë. Për këtë ai po përpiqet t'iu mbushë mendjen shqiptarëvë që t'i japin votën. Mirëpo vetëm një ditë më parë, Rama shfaqi "dobësinë" e tij, pasi një një video-konferencë me gazetarët sulmoi dhe bullizoi për 10 minuta kundërshtarët politikë më një gjuhë të pazakonshme dhe me një formë po ashtu të pazakonshme për të argumentuar mendimet e tij. Rama kishte marrë disa foto të kundërshtarëve të tij politikë dhe i kishte vendosur përkrah kandidatëve të tij, ndërsa nuk ka kursyer "përçudnimin" e figurës së kundërshtarëve, duke iu nxjerrë në pah të meta fizike dhe duke i bullizuar rëndë.

Ndërkohë në radhët e qytetarëve qarkullon shpesh ideja nëse PS ka nevojë për një lider të ri. Dhe pikërisht për këtë JOQ Albania organizoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

Nëse Partia Socialiste i humb zgjedhjet e 25 prillit, cilin do preferonit për kryetar të kësaj partie Ditmir Bushatin apo Erion Veliajn?

Nga votimi vihet re se 75% e qytetarëve mendojnë se Ditmir Bushati duhet të drejtojë PS, ndërsa vetëm 25% votuan për Erion Veliajn.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit