Është Albatrosi më i moshuar në botë, Wisdom çel zoçkën në moshën 70-vjeçare

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.03.2021, 15:37

Prindërimi është gjëja më e bukur, teksa kjo fazë përjetohet edhe nga një zog i egër. Mësohet se Albatrosi i njohur me emrin Wisdom (Dituri), është gjallesa më e vjetër në botë, teksa ka çelur vezën e saj në moshën 70-vjeçare. Bëhet me dije se Albatrosi prind ka çelur më 1 shkurt, në një rezervat të botës së egër në veri të oqeanit Paqësor.

Sipas shërbimit amerikan të Peshkut dhe Botës së Egër, Abatrosët janë pulëbardha gjigande që jetojnë zakonisht 12-40 vjet, mirëpo Albatrosi në fjalë, i quajtur Wisdom, dhe që i përket familjes Laysan, ka ardhur në jetë që prej vitit 1956, duke jetuar deri më tani e duke u bërë zogu i egër më i moshuar në botë. I ati i Wisdom, është Akeakamai, me të cilin nëna ka qenë në çift që prej vitit 2012.

Wisdom ka pasur edhe partnerë të tjerë në të kaluarën, të cilët nuk kanë pasur jetëgjatësinë e saj. Ndërkohë Wisdom ka lindur një zoçkë në muajin shkurt, konkretisht në grupin e ishujve të vegjël Midway Atoll në Paqësor, duke u bërë kështu një prind në moshën 70-vjeccare. Gjithashtu thuhet se Wisdom ka lindur 30 deri në 36 zogj gjatë jetës së saj.

Burimi:theguardian.com/Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit