U zgjodh nga Rama kandidat për deputet/ Qytetari: Kabir Fishta është djali i Seit Fishtës, i arrestuar për mashtrim dhe zaptim pronash

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.02.2021, 21:11

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi si kandidat në Shkodër Kabir Fishtën, djali i Seit Fishtës, biznesmen në fushën e ndërtimit dhe ish-kryetar i Komunës së Velipojës. Por kush është Seit Fishta? Kujtojmë se Seit Fishta është arrestuar në vitin 2016 për zaptim pronash, mashtrim dhe ndërtim pa leje. Në kohën e arrestimit ai hetohej në gjendje të lirë për 9 pallate që po ndërtoheshin në mënyrë të jashtëligjshme në Velipojë.

Në lidhje me këtë, në redaksinë JOQ Albania ka shkruar edhe një qytetar:

Prsh. Joq, Sot Ramsi ka prezantue kandidat PS n shkoder Kabir Fishta djali i ndertusit Sait fishtes i arrestum me burg pr zaptim pronash, mashtirm dhe ndertim pa leje.ka sinjale forta per futje te parave te pista n zgjdhje e blerje votash. Anonim ju lutem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit