Një vajzë, e cila vuante nga mbipesha dhe obeziteti, ka bërë ndryshimin e jetës së saj duke humbur gjysmën e peshës së trupit, pasi i ati e ofendoi duke e krahasuar atë me një elefant. 29-vjeçarja Maddy Ghorob peshonte plotë 135 kilogramë pas një fëmijërie me kequshqyerje dhe kalori e yndyrna të tepërta.
Studentja e juridikut në Los Angeles nisi të vuante nga probleme të shumta shëndetësore e madje as të mos shkonte në shkollë pasi nuk mund të ecte. Gjendja e saj sa vinte dhe përkeqësohej,por më në fund ajo mori vendimin për të ndryshuar jetën e saj.
Nisi ushtrimet fizike, vrapimin, u konsultua me një dietolog dhe dëgjoi fjalët e rënda të të atit, të cilin e donte shumë. Ishin pikërisht ato që e shtynë të ndryshonte dhe sot të duket si një zonjushë e bukur, duke humbur mbi gjysmën e peshës trupore.