Puntata e sotme në Përputhen Prime ka surprizuar jo pak. Ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte një debati i ashpër që shpërtheu mes dy djemve Eri dhe Kristjani. Gjithçka nisi pas kritikave që Kristjani i bëri Ledjanës që nuk u ndje e ofenduar nga fjalët e Erit “që ti je si kallup, do një usta”.
Debati:
“Ky është seksizëm, si i thua ti asaj do një usta. Kështu e objektivizon atë, sikur ajo ka një defekt dhe do rregulluar, ça do me thënë me këtë: jam usta,” –e pyeti Kristjani.
Ndërsa Eri iu përgjigj i nevrikosur: “Që do një mashkull me eksperienca”.
Kristjani: “Pse për seks e për porno ka ardhur këtu ajo?”
Eri: “Eksperienca s’është vetëm për seks. Po ik mos na bë si profesor këtu, se asnjë nga vajzat s’do të të zgjedhë”.