Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan, Kosovë. Mediat vendase shkruajnë se dyshohet se një polic ka kryer vetëvrasje. Sipas Gazetës Express, burime brenda Prokurorisë në Gjilan kanë bërë me dije se polici e ka kryer aktin ekstrem me armën e punës. Ende nuk dihet motivi që e ka çuar deri në këtë akt. Priten njoftime dhe informacione zyrtare nga ana e autoriteteve.