Protesta masive në Vienë/ Qytetarët kundërshtojnë kufizimet ndaj Covid-19

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.01.2021, 20:52

Mijëra protestues dolën në rrugët e Vienës ditën e sotme për të kundërshtuar kufizimet ndaj Covid-19. Policia e Vienës arrestoi shumë protestues duke thënë se disa prej tyre nuk po respektonin distancën fizike, si dhe nuk kishin vendosur maska mbrojtëse. Kujtojmë se që prej 26 dhjetorit, Austria ka qenë në izolimin e saj të tretë kombëtar, duke mbyllur dyqane dhe shumë biznese e për pasojë mijëra qytetarë kanë mbetur të papupë. Ndërkohë, Partia opozitare e Lirisë ka denoncuar kufizimet duke i cilësuar si ‘çmenduri’. Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Herbert Kickl akuzoi të shtunën qeverinë e udhëhequr nga konservatorët për ndalimin e kritikës në përgjithësi. Ai i nxiti mbështetësit e tij të marshonin paqësisht në kryeqytet duke shprehur pakënaqësitë e tyre për kufizimet e vendosura nga qeveria. Turma, të cilën policia e vlerësoi në mbi 5,000 qytetarë u mblodh në një shesh në qendër të Vienës duke kundërshtuar qeverinë e Sebastian Kurz, e duke thirrur në “Kurz duhet të largohet”.

Burimi: news.yahoo.com | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit