Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancerëve tek gratë. Disa çaste më parë pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ka mbërritur një mesazh nga një qytetare e cila shprehet se nëna e saj vuan nga kanceri i gjirit, ndërsa i bën apel shqiptarëve që të ndihmojnë sadopak të kenë mundësi. Vajza në fjalë thotë se nëna e saj Shqipe është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazën IV, ndërsa shton se trajtimi ka qenë i vështirë, duke ndikuar edhe në jetën e familjarëve. Qytetarja shprehet se “tensionet financiare” kanë qenë të mëdha dhe se Shqipes i duhet të udhëtojë menjëherë në Gjermani për trajtim duke theksuar se kostoja e trajtimit në këtë moment për ta është i paarritshëm. Sipas materialeve të dërguara nga spitali nevojitet një trajtim urgjent për rritje imuniteti i cili kushton 18 mijë euro për 2 jave dhe 26 mijë euro për 3 javë. Ndërkohë, familjara Veliterna shprehet se deri më tani janë mbledhur 5500 euro, ndërsa i luten të gjithëve që të ndihmojnë në mënyrë që Shqipja t’i rikthehet jetës normale.
Apeli i vajzës së Shqipes Veliterna:
Linku që ndodhet në vijim është për personat që dëshirojnë të kontribuojnë gofundme.com
