“Balta” i mohon fitoren Partizanit/ Vllaznia merr një pikë dhe kryeson e pashqetësuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.01.2021, 19:12

Supersfida e javës së 17-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Vllaznisë u mbyll pa fitues. Në Elbasan Arena u zhvillua një ndeshje emocionuese, por terreni i rënduar dhe fati bënë që kjo sfidë të mbyllej pa gola. E nisi më mirë Vllaznia që humbi një shans të mirë që në fillim me Ardit Krymin, por Alban Hoxha u shfaq në lartësinë e duhur, ashtu si edhe dy minuta më vonë në të 7-ën kur ndali goditjen e Demir Imerit. Ndërkohë, në të 19-ën Bitri i hoqi mundësinë e shënimit sulmuesit të shkodranëve Dilaver. Pas minutës së 30-të Partizani filloi të shikonte më shumë nga porta e shkodranëve, por pjesa e parë nuk solli më asgjë të rrezikshme. Në pjesën e dytë të lojës të kuqtë, të cilët e donin më shumë se Vllaznia fitoren rritën presionin. Në minutën e 60-të gjyqtari Hamiti ndëshkoi me karton të kuq Krymin dhe Bitrin pas një përplasjeje që patën brenda zone, përpara ekzekutimit të një goditjeje këndi.

Në të 72-ën rasti më i mirë për Partizanin deri në ato momente me Zogovic që bëri një ndërhyrje vendimtare ndaj goditjes së Esat Malës. Në minutat e fundit rreshjet e shiut u shtuan dhe terreni u rëndua akoma edhe më shumë, duke i ardhur në ndihmë Vllaznisë dhe portierit Zogovic me baltën që ndali dy goditje të Partizanit që po shkonin drejt rrjetës. 0-0 në fund dhe nga një pikë për të dyja skuadrat që u bënë “qull” për ta marrë atë. Pas këtij barazimi renditja mbeti e pandryshuar me Vllazninë që kryeson kampionatin me 37 pikë, 9 më shumë se Partizani i vendit të dytë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit