89-vjeçarja që u përdhunua nga nipi/ Flet djali: E gjetëm mamin të zhveshur në dhomë, atë punë ka ai

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.01.2021, 14:45

Kjo është 89-vjeçarja që u dhunua dhe u përdhunua nga nipi i saj, Saimir Meçani siç tregon në një intervistë për TCH djali i saj Ismet Meçani. Ismeti tregon se nëna e tij tani po merr trajtim mjekësor, ndërsa konfirmon se ajo është përdhunuar, pasi e gjetën të zhveshur.

Dëshmia

Djali: U futëm brenda dhe e pyeta mamin , kush të ka rrahur? Ja ky më tha.

-Atë e ka djalin e djalit?

Djali: Po.

-Çfarë i kishte bërë nënës?

Djali: E kishte zhveshur, kishte bërë punët e veta.

-Po ai djali e pranon?

Djali: Jo se pranon ai, as të rrahurën se pranon ai. E mori e futi në dhomë. E pyeta nënën të rrafi, të përdhunoi? Po më tha nëna.

-Kush e njoftoi policinë?

Djali: Unë.

-Ju dyshoni që e ka bërë?

Djali: Po se plaka ishte e zhveshur, trupi është i goditur.

-Vuan nipi nga ç’rregullime mendore?

Djali: Jo, po ai këtë punë ka, edhe në Greqi këtë punë ka bërë, u dënua atje. Ai është 35 vjeç Saimir Meçani e ka emrin. Është djali i gruas, ka baba tjetër. Kishte ardhur nga Greqia.

Ngjarja që tronditi Shqipërinë/ Kjo është 89

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit