Llogaria e Instagramit të ish-ministres së Jashtme greke dhe motrës së Kryeministrit Mitsotakis, Dora Bakojani ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Piratë të internetit nga Turqia, duke ndërhyrë në llogarinë e saj kanë hedhur në të video dhe fotografi. Ndërkohë, deputetja e Demokracisë së Re ka komunikuar me zyrat e kompanisë së rrjetit social në Dublin në mënyrë që të kryejë procedurat përkatëse dhe të shkarkohen nga llogaria e saj videot dhe fotografitë e hakerave nga Turqia. Disa prej tyre kanë portretin e Qemal Ataturkut, ndërsa një tjetër ka edhe një përshkrim të luftës greko-turke me mbishkrimin “Duke hedhur grekët në det”.


