Qytetari denoncon: E solla mamanë për veshkat dhe ma shtruan tek Infektivi, nuk i kanë bërë tampon

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.01.2021, 13:37

Një qytetar i intervistuar në ambientet e jashtme të spitalit Infektiv nga Faxneës, bën me dije se pasi solli të ëmën për t’u kuruar nga veshkat në spital e njoftuan që ajo kishte Covid, ndërkohë që janë ende në pritje të tamponit. Siç e pohon edhe vetë qytetari, ka rreth dy orë që pret në ambientet e jashtme dhe nuk ka asnjë njoftim nga stafi spitalor, ndërsa pohon se e ka të pamundur të kontaktojë me vetë mamanë pasi ajo është duke kryer dializën. Ndërkohë, sipas qytetarit të gjithë personat që vuajnë nga veshkat shtrohen në repartin Covid, duke mbartur dhe rrezikun e infektimit kur nuk janë pozitiv.

Më konkretisht, qytetari është shprehur se:

Gjendja është jo e mirë, është shtruar këtu nga veshkat dhe atje thonë që ka dhe Covid por akoma nuk ka dal rezultati. Nuk i kanë bërë akoma tampon në fakt, por i bënë analizat e tjera për veshkat. Erdhi me kriza të mëdha dhe po i bëjnë dializë. U shtrua në repartin e dializës, pasi këtu kurohen të gjithë pavarësisht se është dhe reparti i Covidit. Po rrimë këtu për të marrrë informacion dhe kemi dy orë që presim dhe nuk kemi asnjë komunikim. Ne do vazhdojmë të rrim këtu të marrim vesh nëse ka Covid ose jo, se dializa do ta bëjë ndërsa Covidi është problem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit