Maqedoni e Veriut, viktima e parë me variantin britanik të Covid-19

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.01.2021, 13:03

Një i infektuar me variantin britanik të Covid-19 ka humbur jetën në 30 janar, në Maqedoninë e Veriut. Ai është viktima e parë e raportuar në Maqedoni, me një mutacion të virusit.

Pak ditë më parë, mediat raportuan për dy persona të infektuar me variantin britanik.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i bëri apel qytetarëve të mos panikosen, por të tregohen të kujdeshëm.

“Ishim në pritje të paraqitjes së këtij lloj mutacioni në vendin tonë, sepse ai tashmë është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në vendet e ballkanit. Ky lloj mutacioni i virusit ka 70 për qind transmentim më të shpejtë, por nuk ka vend për panik,” u shpreh ai.

Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në mbi 70 shtete deri më tani, sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë.

Autoritetet britanike kanë thënë se ai është më i transmetueshëm dhe ka shenja që sugjerojnë se është edhe më vdekjeprurës.

Kompanitë, Pfizer dhe Moderna kanë njoftuar se vaksinat e tyre ndaj Covid-19 do të jenë efikase edhe kundër varianteve të reja të shfaqura në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Burimi: Exit.al

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit