Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe të gjitha verifikimet shtesë në lidhje me ‘eliminimin’ e Klodian Rashës, nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj. Sipas Fax, mësohet se javën e parë të muajit shkurt, dosja do të dërgohet në gjykatë. Gjithashtu pistoleta e gjetur në një pellg në ujë 100 m nga vendngjarja, nuk do të dërgohet për ekspertizë të spcializuar jashtë vendit. Ky vlerësim është dhënë nga një ekspert gjerman dhe sipas tij nuk është e nevojshme që arma të dërgohet jashtë. Sipas ekspertizës bëhet me dije se arma e gjetur nuk rezulton të jetë e përdorur në ndonjë ngjarje kriminale. Ndërkohë Prokuroria ka dalë në konkluzionin se polici e ka ‘eliminuar’ me dashje 25-vjeçarin Rasha dhe se ky i fundit ishte i paarmatosur.