Tiranë/ Biznesmeni gjendet i vdekur në ambientet e punës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.01.2021, 10:47

Një biznesmen u gjet i pa jetë mëngjesin e sotëm në ambientet e pronës së tij. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.D. 58 vjeç. Biznesi ndodhet në autosradën Tiranë-Durrës. Dyshimet paraprake janë se biznensmeni ka ndërruar jetë për shkaqe nayrale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Foto ilustruese

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit