U përplas bashkë me gruan tek vijat e bardha, vdes në spital burri nga Fieri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.01.2021, 09:45

Ka ndërruar jetë gjatë mesnatës 67 vjeçari Ilirian Merdanaj ndërkohë që bashkëshortja e tij, Gjinovefa Merdanaj është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjeksore më të specializuar. Cifti i të moshuarve u përplas nga një automjet tip “Seat” pasditen e së shtunës rreth orës 18:15 në në unazën e qytetit Fier, ku shtetasi L,B 30-vjeç duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar ciftin e bashkëshortëve në momentin kur ata po kalonin rrugën në vijat e bardha.

30 vjecari u ndalua menjëherë nga policia ndërsa dy të plagosurit u nisën me urgjencë drejt spitalit të Fierit. Megjithë ndërhyrjen e mjekëve 67 vjecari nuk ka mundur ti rezistojë plagëve të marra, ndërsa bashkëshortja vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit