I vaksinuar me të dyja dozat e Pfizer, kongresmeni amerikan infektohet me COVID-19

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.01.2021, 07:30

Kongresmeni amerikan, Stephen Lynch nga Massachusetts, i cili është vaksinuar për Covid-19, rezultoi i infektuar pasditen e djeshme. Ai është asimptomatik dhe është vetëizoluar në banesë. Kongresmeni kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer dhe ishte testuar negativisht për Covid-19 përpara se të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit Joe Biden më 20 Janar.

Megjithatë, CNN raporton se vaksinat Covid-19 parandalojnë sëmundjen, por jo domosdoshmërisht parandalojnë infeksionin. Nëse dikush rezulton pozitiv dhe nuk sëmuret, vaksina ka funksionuar siç është menduar. Nëse dikush rezulton pozitiv brenda disa javësh nga marrja e dozës së dytë, kjo mund të jetë për shkak se vaksina nuk ka filluar efektin plotësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit