Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) lëshuan një urdhër gjithëpërfshirës duke kërkuar përdorimin e maskave të fytyrës në pothuajse të gjitha format e transportit publik duke nisur nga e hëna. Urdhri kërkon që maskat e fytyrës të vendosen nga të gjithë udhëtarët në aeroplanë, anije, trena, metro, autobusë, taksi etje. Presidenti Joe Biden më 21 janar urdhëroi agjencitë qeveritare të “ndërmarrin menjëherë veprime” për të kërkuar maska në aeroporte dhe në aeroplanë komercialë, trena dhe anije detare publike, përfshirë tragete, shërbime të autobusëve ndërqytetas dhe të gjithë transportin publik.

Ndryshe nga Biden, kur ishte në detyrë, Trump hodhi poshtë përpjekjet e Kongresit për të mandatuar përdorimin e maskave. Sipas njoftimit nga CDC, bëhet me dije se ata që refuzojnë të zbatojnë një urdhër të tillë do të përballen me ndëshkimet përkatëse.
Burimi: CNBC |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania