Skandal! Fiken dritat në spitalin me pacientë me Covid, qytetari: 8 persona pa oksigjen!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.01.2021, 21:44

Situata Covid vijon të jetë problematike në vend. Shumë qytetarë kanë zënë dyert e spitaleve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Por edhe në këtë aspekt janë hasur vështirësi dhe problematika të shumta në lidhje me shërbimin e spitaleve dhe kapaciteteve të tyre për t'iu përgjigjur kërkesave të pacientëve. Në lidhje me këtë, një qytetar ka shprehur shqetësimin se në Spitalin Infektiv të Peshkopisë mungojnë dritat dhe pacientët janë pa oksigjen. Qytetari shkruan se video është bërë mbrëmjen e djeshme.

Në spital ndodhen vetëm 2 infermierë ndërsa pacientë të shtruar që po trajtohen dhe kanë nevojë për oksigjen janë 8. Gjithashtu ai shton se mjekët rrinë në dhomat e veta.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ po pat mundesi desha me be publike ket video ne spitalin infektiv peshkopi te gjith pacientet pa oksigjen sepse jan fikur te gjith dritat ne spital ta shikojne te gjith se ca heqin njerzit ktu. Mjeket jan tu nejt te dhoma vet, ska jan vetem 2 infermiere. Pacient jan 2 ne dhom ku dergova videon po sdua tua tregoj fytyren. Mbrem nga ora 11 e nates eshte ber video. Gjithsej ndodhen 8 persona ne oksigjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit