Suksesi i radhës për Manchester City-n, fitore minimaliste ndaj ekipit të fundit në tabelë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2021, 20:13

Pep Guardiola tha që lojtarët e tij të Manchester City ishin “duke luftuar si kafshë” pasi udhëheqësit e Premier League mundën klubin e fundit Sheffield United për të regjistruar një fitore të 13-të radhazi rekord të klubit. Sfida u vendos nga një gol i brazilianit Gabriel Jesus në minutën e nëntë.Ferran Torres dhuroi një spektakël” brenda zonës kundërshtare dhe dhuroi një asist për sulmuesin brazilian, i cili s’e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Për mbi 80 minuta më nuk pati gola, teksa në fund “Citizens” iu gëzuan tri pikëve të radhës. Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit