Me shumë mungesa dhe një karton të kuq, Real Madrid mposhtet nga Levante

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2021, 19:43

Real Madrid mbetet shtatë pikë prapa udhëheqësit të La Liga Atletico Madrid pasi 10-lojtarët e tyre u mundën nga Levante me rezultatin 2-1. Eder Militao kreu një faull dhe arbitri kryesor, i cili kërkoi ndihmën e VAR-it, e ndëshkoi me të kuqe mbrojtësin brazilian, por një gol i Marco Asensio hapi rrugën e madrilenëve. Por Levante do të gjente rrugën e kthimit, me një gol nga Jose Luis Morales në pjesën e parë dhe një goditje e Roger Marti në pjesën e dytë i dhanë vizitorëve tre pikë. Madridi tani është shtatë pikë prapa udhëheqësve të kampionatit Atletico, me Los Colchoneros që zotëron dy ndeshje në dorë. Trajneri Zinedine Zidane mungonte ende për shkak të Covid, kështu që asistenti i besuar David Bettoni ishte njeriu kryesor në stol, megjithatë pa Sergio Ramos, Dani Carvajal, Lucas Vazquez, Nacho, Fede Valverde dhe Rodrygo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit