Takimi i Antonelës dhe Mevlanit solli shumë debate, teksa Ledjana u bë xheloze dhe i tha Antonelës se nuk e lë të bëhet bashkë me Mevlanin. Deklarata nxiti shumë përplasje, ndërsa konkurrentja e re i kishte blerë edhe një mikrofon Mevlanit, që ai t’i dedikonte dhe asaj një këngë. Kësaj kërkese i është përgjigjur ashpër Ledjana e cila tha se nëse Mevlani i këndon këngë Antonelës, ajo do të braktisë emisionin.
Ndërkohë në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, Ledjana ka deklaruar edhe njëherë ultimatumin e vendosur në emision.

Ndërkohë njëri e ka pyetur vajzën se përse nuk i jep siguri dhe afrimitet Mevlani, por bukuroshja e ka deklaruar se nuk e meriton pasi është e kënduar dy herë.