Kosovë/ KQZ aprovon mbi 127 mijë aplikime nga diaspora!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.01.2021, 18:05

Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë shifrat e për votuesit e regjistruar deri më tani dhe ata që janë verifikuar.

Kryeshefi Ekzekutiv i këtij institucioni, Burim Ahmetaj, ka thënë se nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit.

“Nga baza aktuale e të dhënave janë 178,026 aplikues nga jashtë vendit, ndërsa vlerësimi i zotësisë juridike është bërë për 13,657 aplikues apo 77,88 për qind të aplikacioneve që janë të regjistruara. Të aprovuara janë 127,639 aplikacione dhe në pritje për aprovim janë 10,964”.

Ai në mbledhjen e KQZ-së ka treguar se nga qendra e thirrjeve janë realizuar 48, 712 thirrje deri më tani dhe se nga kjo shifër 41,131 janë të konfirmuara. 115 aplikues kanë deklaruar se s’janë ata që figurojnë në data bazë.

Ahmeti njoftoi se 8466 persona nuk e kanë hapur telefonin, por se janë në proces e sipër për provuar t’i kontaktojnë sërish.

Për këtë punë janë shtuar linja telefonike dhe tani janë në funksion 33 linja telefonike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit