Në një mesazh të dërguar në redaksinë JOQ Albania, një qytetar ka befasuar me gjestin e tij tepër njerëzor. Ai shkruan se ka gjetur 12 mijë lekë të vjetra në rrugë përballë Pallatit të Sportit në Durrës dhe kërkon që t’ia kthejë të zotit. Ai shkruan se kujtdo që i kanë humbur ato para, të lërë një numër kontakti dhe do t’ia kthejë. Një gjest i rrallë qytetarie dhe humanizmi dhe meriton që të merret si shembull.
Mesazhi i dërguar: