“U talle me një Shqipëri të tërë”/ Fansat të zemëruar me Tean: Si nuk të vjen turp?!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.01.2021, 13:07

Tea Trifoni ka marrë gjithë vëmendjen e mediave dhe publikut, pas publikimit të fotove dhe videove së bashku me ish-konkurentin nga Kosova Beart Rexhepi ku shihej duke u puthur me të. Ndërkohë që në rrjet nuk kanë munguar komentet negative ndaj saj. Fansat u shprehën të zhgënjyer nga ky mashtrim që ajo dhe Andi bënë, pasi në puntatën e fundit në Përputhen Prime ata deklaruan se ishin çift, madje ndanë edhe llokumet në studio. Por pas publikimit të këtyre fotove, Tea etiketohet nga ndjekësit si një mashtruese, fallco, që ka gënjyer të gjithë ndjekësit e saj. Nga ana tjetër Bearti konfirmoi se ata janë bashkë dhe të dashuruar me njëri-tjetrin. Andi reagoi më pas dhe tha se ishin të detyruar të dilnin si çift me Tean.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit