Nuk donte të ndahej prej saj, gruaja mban të fshehur trupin e pajetë të nënës në frigorifer

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2021, 12:56

Policia në Japoni ka arrestuar një grua pasi trupi i nënës së saj të vdekur u zbulua në një frigorifer në banesën e saj. Yumi Yoshino, 48 vjeçe tha se ajo e gjeti nënën e saj të vdekur dhe e fshehu trupin 10 vjet më parë sepse ajo "nuk donte të largohej" nga shtëpia në Tokio që ato kishin bashkë. Policia tha se nuk kishte plagë të dukshme në trupin e ngrirë. Autoritetet nuk mund të përcaktojnë kohën dhe shkaqet e vdekjes së gruas. Trupi thuhet se u zbulua nga një pastruese pasi zonja Yoshino ishte detyruar të largohej nga banesa për shkak të mungesës së pagesave të qirasë. Zonja Yoshino u arrestua të premten në një hotel në qytetin Chiba, afër Tokios.

Burimi:bbc. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit