Nuk ishte vetë në timon kur ndodhi aksidenti, “arrest shtëpie” për shoqen e 23-vjeçares Anxhela Capo

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2021, 12:34

Para pak ditësh një aksident tragjik ndodhi në Vlorë, në vendin e quajtur "Kripa" ku humbi jetën 23-vjeçarja Anxhela Capo dhe mbeti e palgosur shoqja e saj 22-vjeçarja Silvana Muho. Në lidhje me këtë ngjarje policia njoftoi se kishte arrestuar shoqen e viktimës, 22 vjeçaren Muho, pasi ajo po drejtonte mjetin që u aksidentua. Por edhe pse ditën e djeshme u tha që Muho nuk ishte në timon në momentin që ndodhi aksidenti gjykata vendosi sot masën “arrest shtëpie” për të pasi dyshohet se po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara. Muho ka marrë lëndime në aksident, por është jashtë rrezikut për jetën. 22-vjeçarja Muho është përballur me akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë kujtojmë se dy vajzat që kanë qenë duke udhëtuar me makinën tip “Hyndai”, lëviznin me një shpejtësi tepër të madhe duke i kaluar 160 km në orë në një kohë që në këtë autostradë limiti maksimal është 90 dhe shpejtësia duket se ka qenë shkak për aksidentin tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit