Liverpool është në krizë! Hedh sytë nga mbrojtësi me origjinë shqiptare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2021, 11:55

Liverpool është në mes të një krize mbrojtëse. Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip janë të dëmtuar aktualisht, që do të thotë se Liverpool ka zero mbrojtës të ekipit të parë në dispozicion për momentin. Kështu, me opsione të kufizuara, Liverpool ka hedhur sytë nga mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi. The Telegraph raporton se Reds nuk kanë përjashtuar nënshkrimin me mbrojtësin këtë janar. Mustafi, i cili ka fituar 20 ndeshje për Gjermaninë, është jashtë të preferuarve në Arsenal. Në fakt, ai ka luajtur vetëm 45 minuta futboll në Premier League këtë sezon. Mustafi nuk ka njoftuar ende për nënshkrimin me Arsenalin, por Klopp mund të jetë në gjendje të marrë më të mirën prej tij. Me opsionet e Liverpoolit në mbrojtje shumë të kufizuara, nënshkrimi me Mustafin mund të jetë një veprim i mençur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit