Covid vijon ende të jetë prezent në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të reja, ndonëse janë marrë masa parandaluese. Problematike paraqitet situata në spitalet Covid, ku ka patur një numër të lartë pacientësh dhe mungesë kapacitetesh për të përballuar një fluks të tillë pacientësh. Gjithashtu një problem që është hasur nga qytetarët, ka të bëjë edhe me radhën dhe pritjen e gjatë për t’u dërguar ushqime familjarëve të tyre në spitalin Shefqet Ndroqi. Siç duket edhe në një video të dërguar nga një qytetar, radha është bërë shumë e madhe për shkak se nuk ka sanitare. Ai shprehet mjaft i revoltuar për këtë fakt dhe se drejtori i spitalit, Perlat Kapisyzi nuk merr asnjë masë për të zgjidhur problemin.
Mesazhi i qytetarit: