Rekord i ri! Mbrojtësi i Ugandës kërcen më shumë se Ronaldo për të shënuar gol

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2021, 09:43

Bevis Mugabi, lojtari i Motherwell, mundi kërcimin e Cristiano Ronaldos në golin e tij të shkëlqyeshëm kundër Sampdoria sezonin e kaluar. Mbrojtësi i skuadrës Skoceze, për të marrë titullin rekord kërceu 6 cm më shumë se Ronaldo. Mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë 18 minuta para përfundimit të ndeshjes me një goditje të shkëlqyer me kokë. Sapo topi goditi pjesën e pasme të rrjetës, tifozët, kuptuan se mënyra në të cilën lojtari ishte ngritur nuk ishte normale, ishte një hap i jashtëzakonshëm. Dhe ishte ekipi i Ugandës që u mburr me të në mediat sociale: mbrojtësi i tyre ka mundur yllin e Juventusit Mugabi ishte 262cm në ajër dhe këmbët e tij 75cm larg tokës ndërsa Ronaldo 256cm në ajër dhe 71 cm në tokë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit