Të gjithë e dinin në burg! Alket Rizai i habit të gjithë, shëtiste i lirë me mjete luksoze

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2021, 09:13

Alket Rizai është një prej shqiptarëve më të famshëm në Greqi dhe dihej që ishte në burg. Por mediat greke kanë zbuluar se Rizai shëtit i lirë rrugëve të Greqisë edhe pse më herët ai kishte tentuar arratisjen nga burgu përmes një helikopteri. Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndaluar një mjet tip “BMW” luksoze me xhama të zinj, që iu ka tërhequr vëmendjen, në kryqëzimin e Qipros, duke iu kërkuar pasagjerëve të dilnin jashtë me duart lart. Por në momentin që personat kanë dalë, policët dhe qytetarët prezentë janë habitur, pasi një ndër tre personat ishte shqiptari Alket Rizai. Sipas mediave greke Rizai kishte marrë leje nga burgu i Domokos dhe qarkullonte i lirë. Por Rizai nuk ishte vetëm në makinë, pasi bashkë me të ishte një shtetas grek, shumë i njohur për jetën e natës, një shqiptar me precedentë penale dhe i shumëkërkuar për vrasje. 36-vjecari shqiptar rezultonte i kërkuar edhe për vepra të tjera penale. Ai u shoqërua në rajonin e Fthiotidas, ndërsa greku që e shoqëronte Rizain ishte Vasili Varelas, edhe ky me leje nga burgu. Rizai dhe Varelas dolën me leje mbasditen e së premtes për 5 ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit