Skeda e pasurisë e nxori të pastrehë/ Spiropali i “qetëson” të gjithë: Kam një apartament

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.01.2021, 00:34

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali thotë se ka në pronësi një apartament. Kujtojmë se pak ditë më parë sipas një analize të bërë nga BIRN Spiropali dhe bashkëshorti i saj nuk kanë deklaruar asnjë banesë në pronësi apo në përdorim, pra me këtë logjikë ministrja është e pastrehë. Por, Spiropali ka vendosur të flasë mbremjen e sotme në lidhje me publikimin e skedës së pasurisë së saj, ku është shprehur se i ka deklaruar të gjitha gjërat në pronësi të saj dhe i ka të gjitha brenda ligjit.

Më konkretisht, ajo është shprehur se:

Më kishin nxjerrë deklaratën se nuk kisha shtëpi. E ka deklaruar bashkëshorti im që në 2012. Mos u shqetësoni. Kam apartamant kam. Kam deklaruar cash-in që në 2013. Të jeni të sigurtë që kontrollohemi çdo 6 muaj. Kemi kontrolle periodike. I kam të gjitha brenda ligjit. Është deklaruar në 2013 dhe ishin kursime të shumë viteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit