Hoxhaj: Kurtin për çdo temë politike e fus në xhep të vogël

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.01.2021, 23:05

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në Klinë ka kritikuar kundërkandidatin e tij, Albin Kurti që nuk po i del në debat.

Hoxhaj u shpreh se është në gjendje që Albin Kurti ta “fusënë xhep të vogël për çdo temë politike”, transmeton Gazeta Express.

“Unë e kam ftuar një njeri, me të cilin jemi rival se kush do të bëhet kryeministër, a ju e dini që kryeministër do të jem unë”.

“Unë e kam ftuar Albin Kurtin që të del në mejdan me mu, ai i ikë debatit. Ai i ikë debatit se është mësuar me i taku do të ri dhe të reja, me i manipulu se sa i mençur është.”

“Ju e dini që unë jam në gjendje, që Albin Kurtin për çdo temë politikës, politikës së jashtme, të brendshme, me shti jo në xhep, po në xhep të vogël”, u shpreh ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit