Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.01.2021, 23:22
Ramiz Krasniqi, avokati i biznesmenit Skëndër Krasniqi, i cili vrau djalin e tij Albert është shprehur se kamerat të cilat ndodhen në objektin ku ka ndodhur ngjarja, mund të dëshmojnë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht. Avokati shprehet se ka komunikuar edhe me të dyshuarin, i cili thotë se kjo vrasje ka qenë aksidentale.
Më konkretisht, ai është shprehur se:
Kam komunikuar që në momentin e parë me Skënderin dhe ka thënë se vrasjen e ka bërë në mënyrë aksidentale, në atë objekt ka kamera nëse ato kamera kanë qenë funksionale unë jam i bindur se do të konfirmohet mbrojtja e Skënderit. Ata kanë qenë së bashku deri në orën 12:00. Ata kanë qenë babë e bir, raportet e tyre kanë qenë më të thella dhe shumë shokë. Kështu që nga këto arsye dhe arsye tjera do të shohim se nuk kemi të bëjmë me vrasje me dashje.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR