E rëndë/ 57-vjeçari gjendet i mbytur në gjak përtokë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.01.2021, 21:58

Disa çaste më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë në qytetin e Ballshit, në lagjen “5 Shkurti”, ku një 57-vjeçar është rrahur nga tre persona barbarisht. Pelivan Sinanrrupaj, është gjetur i shtrirë përtokë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, uniformat blu kanë arrestuar shtetasit Fitim Zekaj 43-vjeçar, Festim Alimertaj 53-vjeçar dhe Ferdinand Meraj 44-vjeçar. Pelivani ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit