Premierë Liga vjen me risi! Nga 6 shkurti do të lejohen dy zëvendësime shtesë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2021, 21:24

Premier Liga angleze do të vijë me ndryshime të pa dëgjuara më parë. Ngq 6 shkurti në Premier Ligë do të lejohen dy zëvendësime shtesë. FA ka pranuar propozimin e bordit drejtues për të shtuar dy ndërrime, por me një kusht. Dy zëvendësime do të lejohen vetëm në momentet që lojtarët do të pësojnë dëmtime në kokë. Kjo vjen pasi disa studime në Britani treguan se lojtarët hasin probleme në pleqëri, si pasojë e goditjeve të mëdha të topit me kokë. Për të ulur këtë rrezik kanë vendosur zyrtarisht shtimin e dy zëvendësimeve, duke filluar prej muajit të ardhshëm, kjo me qëllim mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve. Kjo risi, pritet të nisë në datën 6 shkurt, në ndeshjen midis Aston Vilës ndaj Arsenalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit