Armando Sadiku i habit të gjithë! Prezantohet te Bolivar: Nuk e njihja si skuadër, por nuk kam frikë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2021, 20:18

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku u prezantua ditën e sotme te skuadra më e re dhe duhet thënë që i habiti të gjithë. Sadiku ka njoftuar se Bolivar do të jetë skuadra e re ku do të luajë duke u bërë në këtë mënyrë shqiptari i parë që luan në Bolivi. Futbollisti i kombëtares tha se ndihet mirë për këtë hap dhe do të bëjë maksimumin për një paraqitje sa më dinjitoze.

Jam shumë i lumtur që jam këtu! Të gjithë në klub më pritën shumë mirë dhe jam gati të zbres në fushë. Të gjithë duam të jemi në Copa Libertadores, prandaj jam këtu. Do të jap maksimumin tim për këtë. Do të jetë e vështirë të arrijmë objektivin tonë, pasi kemi dy ndeshje të vështira përpara. Gjithsesi do të punojmë shumë për ta arritur atë. Është një ëndërr për mua.

Ndërkohë që kur u pyet nëse e njihte më parë Bolivar, Sadiku u përgjigj duke thënë se nuk e njihte dhe nuk ishte një vendim i lehtë, por nuk ka frikë nga eksperiencat e reja.

Në të vërtetë nuk e njihja shumë, por ata më folën për projektin, klubin dhe në të njëjtën kohë fola me lojtarë nga Spanja. Ata cilët më folën shumë mirë. Duhet të vendosja dhe nuk ishte e lehtë për mua. Është një përvojë e re dhe nuk kam frikë nga asgjë. Do të jap gjithçka për ekipin tim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit