Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2021, 19:57
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Mësohet se një polic ka përplasur për vdekje një qytetar, i cili po udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri ku si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën 49 vjeçari Agim Shkambaj. 49-vjeçari Shkambaj ishte duke ecur me biçikletë kur polici Gjergj Gjeloshi që udhëtonte me një mjet tip “Fiat” e përplasi. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit, ndërkohë që është arrestuar kolegu i tyre deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shkodër/Informacion Paraprak i Policisë:
Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip "Fiat" që drejtohej nga shtetasi Gj. Gj. 26 vjeç, ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR