SPAK zgjohu! Bosi i drogës Pashk Rrapi merr tendera dhe koncesione me emrin Anton Gjinaj në Shqipëri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.01.2021, 18:38

Pronari i kompanisë ‘Alesio-2014’ pastron paratë e pista në ndërtim, bos droge në Itali dhe Spanjë, i arrestuar në Milano dhe më pas i dënuar, ndryshoi emrin dhe tani po merr tendera nga drejtorët dhe kryebashkiakët e korruptuar të Edi Ramës. A e ka korruptuar edhe Drejtorinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave?! Së shpejti dosja e plotë! Në letra figuron si Anton Gjinaj, por emri i tij i vërtetë është Pashk Rrapi. Kështu njihet edhe në rrethin e trafikantëve dhe sekserëve që pastrojnë paratë e pista në Tiranë, nën hundën e SPAK, Pastrimit të Parave, shërbimeve informative dhe përfaqësuesve të SHBA-BE që vëzhdojnë zhvillimet në Shqipëri.

Pashku është arrestuar dhe dënuar për trafik droge në Itali dhe Spanjë, akte dhune ndaj zyrtarëve publikë dhe shfrytëzim dhe njihet si një prej ish-bosëve të krimit në Milano. Megjithatë, faktet konfirmojnë se rekordet e zeza kriminale nuk e kanë penguar Pashkun për të marrë tendera nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës, madje tendera në mënyrë të dyshimtë, ku oferta fituese është gati sa fondi limit. Çuditërisht, këto ditë po flitet për anëtarët dhe sekserët e grupit mafioz ‘Ndrangheta’, të cilët në bazë të një dosje përgjimesh të anti-mafias italiane, flasin për lehtësinë e korruptimit të pushtetarëve shqiptarë, për të pastruar paratë e pista në ndërtim.

Edi Rama ka nisur të mburret se mafia nuk ka arritur të realizojnë planet e saj në Tiranë, përveç ngritjes së një dyqani. Sot po sjellim një rast konkret, ku jo vetëm është realizuar dhe vazhdon edhe në këto momente pastrimi i parave në ndërtim, por drejtorët dhe kryebashkiakët e Edi Ramës janë vënë në rresht, duke i dhënë tendera një personazhi të krimit në Itali, duke u bërë kështu pjesë e një skeme pastrimi parash. Skema është e zakonshme. Me paratë e trafiqeve ka ardhur në Shqipëri, ku fillimisht ka ndryshuar emrin nga Pashk Rrapi duke e bërë Anton Gjinajn. Më pas, me emrin Anton, ka krijuar disa kompani përmes të cilave, pastron dhe kamuflon paratë e pista. Mes kompanive ka krijuar edhe Alesio-2014, në 8 maj 2014, me veprimtari në fushën e ndërtimit. Përmes kësaj kompanie, Pashk Rrapi ose Anton Gjinaj ka nisur të marrë tendera nga kryebashkiakët Artur Bushi, Erion Veliaj dhe Vangjush Dako.

Vetëm nga Veliaj ka marrë dy tendera me vlerë rreth 7 miliardë lekë, me ofertë gati sa fondi limit. Ligji për prokurimin publik parashikon qartë përjashtimin nga tenderat dhe kontratat publike të personazheve që janë dënuar për veprimtari në fushën e narkotikëve, shfrytëzim etj. Operatorët ekonimikë duhet të paraqesin dokumentacion se plotësojnë të gjitha kriteret sa i takon të shkuarës së tyre, parashikuar në ligjin për tenderat. Në këtë rast, Pashk Rrapi ka dërguar dokumente të falsifikuara në bashkitë dhe drejtoritë e Edi Ramës. Këta të fundit, edhe pse kanë qenë në dijeni, kanë “mbyllur sytë” dhe i kanë pranuar dokumentet, duke ndarë paratë publike. Kur të thirren nga SPAK do të thonë se nuk kanë ditur gjë, ashtu siç tha Damian Gjiknuri për çunakun e Bashkim Ulajt, përmes të cilës vodhën rreth 36 milionë euro taksa publike.

Në vijim do publikojmë detaje rreth veprimtarisë së Pashk Rrapit, i njohur si Anton Gjinaj, në Itali dhe Spanjë, ndryshimit të emrit, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të parave në fushën e ndërtimit dhe detaje se çfarë masash ka marrë Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, nëse po zbaton ligjin pas këtij sinjalizimi apo është kthyer në një lavatriçe e pastrimit të fondeve të mafies. Pamfleti ka të dhëna rreth veprimtarisë së dyshimtë të kreut të DPPPD në raport me kokat e pastrimit të parave të pista në Shqipëri, të dhëna të cilat do t’ua paraqesë ambasadave. Raportet e fundit ndërkombëtare flasin se Shqipëria po kthehet në një oaz për pastrimin e parave, sidomos në ndërtim. Disa muaj më parë Shqipëria doli nga zona e sigurisë, duke u përfshirë në zonën e rrezikut. Dje u publikua raporti i fundit nga Transparency International, në të cilin thuhet se Shqipëria ka bërë zero progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Më herët, Moneyval (një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave), ka dhënë alarmin për pastrimin e parave në Shqipëri nga krimi në bashkëpunim me pushtetarët dhe oligarkët. Në një tjetër raport të Këshillit të Evropës thuhet se “Rreziku nga pastrimi mbetet i lartë në Shqipëri”. Pas çdo kulle që po ngrihet në Tiranë, fshihet një skemë e pastrimit të parave. Dhe pastrimi i parave ka emra konkretë, të cilët janë një sfidë për organet ligjzbatuese, ndryshe dyert e integrimit do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit