Ekzekutimi i Klodian Rashës/ Zbulohen detaje të reja, i ndjeri u përplas fizikisht me efektivin e policisë!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.01.2021, 16:22

Kanë kaluar më shumë se një muaj që nga ekzekutimi i Klodian Rashës, djalit 25-vjeçar me origjinë nga Dibra, i cili u vra nga një efektiv i forcave “Shqiponja” i identifikuar si Nevaldo Hajdaraj. Pas vrasjes së Rashës dhe kjo pasi shkeli orën policore në kuadër të parandalimit të Covid, detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen që krijoi shumë trazira dhe ngriti popullin në protestë.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, arrihet në konkluzionin se midis të ndjerit Rasha dhe efektivit të “Shqiponjave” ka pasur një përplasje fizike. Më konkretisht sipas hetimeve, ky konflikt ka nisur në rrugicën pranë banesës së familjes Rasha, ku qëllua për vdekje edhe 25-vjeçari më pas. Bëhet me dije se efektivi e ka kapur Rashën nga krahët, por ky i fundit ka mundur t’i shpëtojë, duke tentuar të largohet me vrap, teksa më pas për ta ndaluar, Hajdaraj e ka qëlluar me plumb.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit