I puthi duart Melisës, Panajoti bën deklaratën e papritur: Dashnia ime Ana!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.01.2021, 15:55

Panajoti është një nga ish-konkurrentët i cili ra në sy për faktin që ishte një person që nuk frekuentonte jetën e natës si dhe nuk konsumonte alkool. Pas hyrjes, ai zhvilloi dy takime me Melisën, një takim 4 minutësh ku u mbërthye totalisht nga emocionet dhe një takim po me Melisën por në një minutash më të gjatë. Në takimin e dytë, jo gjithçka shkoi në rregull, ndërsa Melisa u zhgënjye nga organizimi i takimit. Kujtojmë se para pak ditësh, Panajoti u largua nga programi, ndërsa në një postim në Instagram ka treguar emrin e vajzës që ka marrëdhënie të mira pas daljes nga programi. I pyetur nga fansat, Panajoti është përgjigjur se vajza me të cilën ka marrëdhënie të afërta është Ana, duke iu referuar me termin ‘dashni’. Si duket Melisa nuk i paska ofruar ndonjë ndjenjë Panajotit, për aq kohë sa dashuria e tij është Ana, Gjithsesi mbetet për tu parë se çfarë ka realisht mes dyshes Ana dhe Panajot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit