Ministri serb i Kosovës vaksinohet në Serbi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.01.2021, 14:45

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq është vaksinuar sot në Serbi, shkruan Gazeta Express.

Ai ka marrë atje vaksinën kundër virusit Covid-19, teksa në rrjetin social në “Facebook”, ka ndarë edhe fotografi nga ky moment.

“Është e rëndësishme që të vaksinoni veten kundër këtij virusi. Më vjen keq për njerëzit në Kosovë që nuk mund të vaksinohen në vendin e tyre”, tha Jevtiq, pas vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Kurshumli.

Jevtiq i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Listës Serbe, ka preferuar që ta zgjedh Serbinë si vendi kur do të vaksinohet kundër Coronavirusit.

Kujtojmë që në Kosovë ende nuk kanë arritur vaksinat kundër Coronavirusit. /Gazeta Express/

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit